MENU
klinika

Lufta kundër koronavirusit

Ne kemi kërkuar thjesht të vërtetën por Kina…

03.05.2020 - 18:10

Partia Komuniste Kineze kundërshton një hetim të pavarur shkencor mbi origjinën e COVID-19.

Ajo ka dënuar njerëz që janë të përkushtuar në kërkimin shkencor të së vërtetës. Ajo ka shmangur çdo përgjegjësi për shpërthimin fillestar dhe përhapjen e virusit, që ka vrarë më shumë se 230,000 njerëz.

Në fjalimin e tij të famshëm për Kongresin e 19-të të CCP, Presidenti Xi Jinping tha: “Partia ka bashkuar dhe udhëhequr të gjithë kinezët në një luftë të palodhshme, duke e çuar Kinën në një pozicion udhëheqës”.

Ai i atribuoi qëndrimin e madh ndërkombëtar të Kinës socializmit, konkretisht teorisë Marksiste të socializmit shkencor.

Por kur e vërteta shkencore paraqet një kërcënim për fuqinë komuniste, situate ndryshon.

Çdo udhëheqës botëror i aftë për një mendim shkencor objektiv do të mirëpriste një hetim mbi shkakun e një pandemie. Jo dhe aq Kina.

Ajo ka luajtur viktimën. CCP po përdor mashtrimin taktik për të blerë kohë. Pse?

Para pandemisë, qeveria kineze tashmë po humbiste imazhin në skenën ndërkombëtare. Kishte ndaluar gazetarët e huaj që guxuan të kritikojnë partinë. Kishte politikanë të huaj me listë të zezë. Kishte dërguar muslimanët në kampe riedukimi. Kishte filluar një fushatë e re për të përndjekur të krishterët që nuk pranuan të nderojnë perënditë e shtetit komunist.

Ajo kishte prezantuar rregulla për t’i bërë gazetarët kinezë t’i nënshtroheshin psikologjisë së Xi. Ai kishte kërcënuar kombet. Kishte nisur “Rrugën e Re të Mëndafshtë”.

Dhe, tani, pasi pandemia COVID-19 mori jetën e kaq shumë njerëzve, CCP guxon të mohojë një hetim shkencor për shkaqet e tij.

Ajo na ka mohuar të drejtën tonë për të ditur se si u zhvillua koronavirusi, kushtet që lehtësuan transmetimin e tij dhe se si u përhap kaq shpejt nga Kina kontinentale në botë.  Këto janë pyetje shumë të rëndësishme dhe ne meritojmë një përgjigje për to. Në një vend demokratik, qeveria kineze do të ishte përgjegjëse.

Është sistemi politik i totalitarizmit që po mbron CCP nga shqyrtimi publik.

Asnjë organ ndërkombëtar i dedikuar njerëzimit dhe demokracisë nuk mund të lejojë që CCP të mbyll dyert për një hetim të pavarur shkencor në COVID-19. Dhe askush nuk mund të mbetet asnjanës në një kohë krize.

Scott Morrison favorizon tregtinë e lirë dhe imigracionin, por ai e di se globalizmi nuk ka të ardhme nëse mbështetet në korrupsionin e qeverisë dhe konformitetin ndaj një urdhri imoral të bazuar në rregulla.

Në një shtet totalitar, partia vjen para njerëzve.

Kina ka akuzuar Australinë për “paragjykim ideologjik dhe lojëra politike” për kërkimin e një hetimi të pavarur në koronavirusin pandemik.

Bota thjesht dëshiron të vërtetën shkencore për atë që ndodhi me COVID-19, në mënyrë që të mund të punojmë për të minimizuar rrezikun e shpërthimeve të tilla virale në të ardhmen.

Por CCP nuk do të ndalojë së rrotulluari ruletën ruse me shëndetin e kombeve.

Dr. Jennifer Oriel është kolumniste me doktoraturë në shkencat politike. Ajo shkruan një kolonë javore në The Australian. Puna akademike e Dr Oriel është paraqitur në planprogramin e Universitetit të Harvardit, Universitetit të Londrës, Universitetit të Torontos, Amherst College, Universitetit të Wisconsin dhe Columbia University.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Australian/ konica.al