Për herë të parë në botë, një vaksinë kandidate kundër koronavirusit të ri ka neutralizuar virusin në qelizat njerëzore. Kështu deklaron Luigi Aurisicchio, administratori i kompanisë Takis që po punon për krijimin e një vaksine në Itali.
Testi i bërë në Institutin Kundër Sëmundjeve Infektive “Spallazani” u mundësua falë eksperiencës së këtij institucioni, i cili pasi izoloi virusin, bëri të mundur realizimin e një metode për të verifikuar efikasitetin e vaksinave dhe molekulave direkt mbi virus.
“Jemi duke eksploruar për të bashkëpunuar me platforma të tjera teknologjike të interesuar së bashku me kompaninë amerikane LineaRx. Disa vaksina në vendet e tjeras kanë pasur financime të rëndësishme dhe tashmë kanë nisur fazën klinike. Ne po punojmë me të gjitha mundësi që të mundësojmë që një vaksinë që lind nga një kërkim italian, me një teknologji italiane, të eksperimentohet në Itali dhe të vihet në dispozicion të të gjithëve. Dhe për ta bërë të mundur këtë kemi nevojën e institucioneve dhe partnerëve të tjerë për të ecur më shpejt. Kjo nuk është një garë dhe vetëm së bashku mund të fitojmë kundër koronavirusit”, deklaroi Aurisicchio.
Testet e ndërmarra deri në këto momente në laboratorin e virologjisë në Institutin Spallanzani tregojnë mes të tjerash se antitrupat e krijuar tek minjtë nga vaksina, funksionojnë.