04.05.2020 - 13:50
Pas më shumë se 3 javësh pa asnjë person të prekur me koronavirus në qytetin e Durrësit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot për një të moshuar të infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina.
Personi i infektuar është një 71-vjeçar, banues në lagjen nr.13 të qytetit në plazh, i cili momentalisht është izoluar në banesë dhe paraqitet në gjendje të qëndrueshme.
I moshuari jetonte i vetëm dhe nuk e di se ku mund ta ketë marrë virusin, ndërkohë që hetimi epidemiologjik është shtrirë në gjurmimin e rasteve që ky i fundit ka pasur gjatë kohës së ekspozimit në vijën bregdetare.