05.05.2020 - 07:51
Duke nisur nga e hëna që vjen, në Maqedoninë e Veriut do të hapen lokalet, të cilat u mbyllën për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se po bëhen përgatitjet për hapjen e kafeneve, të cilat do të ushtrojnë aktivitetin duke respektuar kushtet e reja të vendosura. E njejta gjë vlen edhe për restorantet dhe hotelet, ku padyshim që COVID-19 do të ndryshojë planet e bizneseve.
Kujtojmë se koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka prekur 1,518 njerez. Ndërkohë, numri i viktimave është 85.