05.05.2020 - 09:36
Gjatë 24 orëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka marrë 27 tampone për Covid-19 nga qyteti i Elbasanit.
Këto tampone janë marrë kryesisht nga rrethet familjare të dy rasteve të konfirmuara dje.
Nga përgjigjet rezulton se asnjëri prej të testuarve nuk është prekur nga koronavirusi.
Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë informoi se në Elbasan u konfirmuan 2 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 4 numrin aktiv të rasteve.
Numri total i rasteve të konfirmuara në Elbasan është 20.