MENU
klinika

Gazsjellësi baltik

Mbyllet marrëveshja për ndërtimin e përçuesit të gazit nën det

06.05.2020 - 11:42

Një projekt i madh për të transportuar gaz natyror nga Deti i Veriut në Danimarkë dhe Poloni ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara. Firma italiane Saipem nënshkroi një marrëveshje me vlerë 280 milion euro për të ndërtuar një tubacion gazi nën Detin Baltik për të lidhur të dy vendet.

Polonia importon pjesën më të madhe të gazit të saj natyror nga Rusia dhe tubacioni i ri është përshëndetur në Varshavë si një mënyrë për të zvogëluar varësinë nga Moska. BE ka siguruar 215 milion euro në financim për Projektin e Tubave Balltik, i cili gjithashtu do t’i lejojë Polonisë të furnizojë me gaz tregun danez.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se tubacioni është planifikuar të nisë në 1 tetor 2022. “Ky projekt është me të vërtetë shumë i mirë për Poloninë, dhe jo vetëm në të ardhmen e afërt, por besoj thellësisht për dekada,” tha Duda në një konferencë për shtyp. “Nëse po flasim për diversifikimin e plotë të furnizimeve me gaz në Poloni, nëse po flasim për pavarësi të plotë të Polonisë si marrës nga Rusia, ky është momenti historik në rrugën drejt kësaj mosvarësie,” shtoi ai

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë


Sfidat që janë përballur dhe si ka përfituar ekonomia

Potenciali i rikthimit të emigrantëve, por a është gati Shqipëria?

“Do të rishihet mosha e daljes në pension”

Rama: Kur dhe sa do të rritet bonusi i fundvitit për të moshuarit

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit