06.05.2020 - 18:37
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me vijimësinë e procesit të Reformës Zgjedhore.
Përmes një reagimi në Facebook, OSBE shprehet se janë të gëzuar për rinisjen e punës të tryezës zgjedhore.
Reagimi i OSBE
Gëzohemi që shohim rifillimin e punës për reformën zgjedhore. I nxitim të gjithë aktorët politikë të ecin përpara e të mos e lënë të zvarritet këtë proces të rëndësishëm.