MENU
klinika

Lajmet e mira që vijnë nga disa komuna

Shtohet lista e të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

07.05.2020 - 07:52

Teksa numri i personave të infektuar në Kosovë ka shkuar në 860, fatmirësisht 533 prej tyre janë shëruar. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 43 persona kanë rezultuar të shëruar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, ndërsa vetëm 4 është numri i të infektuarve me COVID-19.

Nga këta 43 të shëruar 11 janë nga Malisheva, 10 nga Shtimja e 9 nga Ferizaji. Katër pacientë rezultojnë të shëruar edhe nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Po ashtu, edhe dy rastet e fundit me COVID-19 nga Podujeva kanë rezultuar të shëruar duke bërë që kjo komunë të fitojë betejën me COVID-19 duke mos pasur asnjë banorë të prekur nga ky virus.

Nga dy pacientë kanë rezultuar të shëruar edhe nga Gjilani e Suhareka.

Peja dhe Rahoveci dhe Zveçani dje kanë regjistruar nga një pacientë të shëruar plotësisht nga COVID-19. Kujtojmë se 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e infeksionit nga COVID-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë

“Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit”


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat