Telefonatat në media, ku përhapte panik duke thënë se në burgun e Drenovës ka të prekur me koronavirus të shtrirë mes korrridorit, i kanë kushtuar shumë të dënuarit Fitim Niklekaj.
I burgosuri Fitim Niklekaj është izoluar në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, pasi ka përhapur panik me deklarata të rrema në mediat.
Gyqtari Arben Lera ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorit Ilir Bano, duke caktuar masën e përkohshme për vendosjen në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë të të dënuarit Fitim Niklekaj. Ky i fundit në media deklaronte se në burgun e Drenovës është kaos.
“Ja në mes të korridorit ka të dënuar. Shkoi grupi i gatshëm që është këtu dhe nuk ka njeri çfarë i bën. Këto janë te burgu i Drenovës, siguri e lartë. Nuk e di, këtu është bërë një kaos i paparë, njerëzit janë të sëmurë, gjithë natën i ke pa gjumë. Gjithë natën rrinë duke kërkuar ilaçe, s’ka ilaçe. Nuk do kush me dit për ta. Ja edhe tani po bëhet i njëjti debat, në këto çaste. Bukë e ushqime këto lloje gjërash janë pisllëk fare”, mësohet të ketë thënë ai në media, të cilat nga hetimet e kryera rezultuan të pavërteta.