MENU
klinika

Berat/ Dyshohet se hasën në xhep gazi

Po hapnin pus për vaditje, humb jetën xhaxhai me dy nipat

07.05.2020 - 08:51

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku xhaxhai dhe 2 nipat, u futën të pastronin pusin, por mbetën të bllokuar për më shumë se 30 minuta e për pasojë humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik të Beratit, dhe nga raportimet paraprake dyshohet se tre personat kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar.

Ka qenë Kamberi Hoxha, xhaxhai, që ka hyrë të pastronte pusin, por është bllokuar në thellësi! Në ndihmë të tij kanë mbërritur dy nipat, Neim dhe Gentian, Hoxha por fatkeqësisht as ato nuk kanë mundur që të dalin në sipërfaqe.

I vetmi që u nxor me shenja jete nga pusi, ishte Neim Hoxha, por fatkeqësisht nga asfikësia ai humbi jetën në spital, ndërsa dy trupat e Kamberit dhe Gentianit u nxorrën pa shenja jete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier