MENU
klinika

Presidenti pas Samitit të Zagrebit

Letra e Kurtit tek Mike Pence, Thaçi: Le t’i shkruaj kujtdo…

07.05.2020 - 10:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur sot para mediave pas Samitit të Zagrebit, raporton Gazeta Express.

I pari i vendit tha se Kosova është vend i pavarur dhe sovran e se dialogu duhet të vazhdoj në mes të dy vendeve të pavarura.

“Kosova është vend i pavarur dhe sovran, i njohur nga shumica e vendeve të BE’së dialogu duhet të vazhdojë në mes të dy vendeve të pavarura, këto realitete nuk mund t’i ndryshoj askush, nuk jam këtu t’i komentoj deklarimet e këtij apo atij zyrtari, por të përfaqësoj vizionin e politikës dhe institucioneve kosovare, të vendit të pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të saj”, tha ai.

Presidenti i shtetit ka shtuar se beson në SHBA’në dhe BE’në në këtë fazë të marrëveshjes finale, teksa thotë se do të rezultojë në njohje të shtetit të Kosovës.

“Zyrtarët e Serbisë kanë theksuar edhe më herët që s’ka gjasa as për liri as për pavarësi, po ja që i gëzojmë, unë vazhdoj të besoj në Shtetet e Bashkuara në koordinim me BE’së që do të rezultojë në njohje të shtetit”, ka deklaruar ai.

Thaci është pyetur edhe për letrën që dje u bë e ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar numrit dy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zëvendës Presidentit Mike Pence, në mes të muajit prill të këtij viti.

Ai tha se janë të lirë t’i shkruajnë kujtdo e se SHBA’të e njohin realitetin në Kosovë.

“Institucionet e Kosovës dhe populli i Kosovës ka pasur gjithmonë besim në përkushtimin dhe rolin e SHBA’së.

Nuk janë me rëndësi deklarimet e Beogradit, sa është me rëndësi uniteti. Sa i përket letrave që theksuat unë nuk jam duke lexuar nuk i kam pasur nëpër duart e mia është e lirë që t’i shkruajnë kujtdo çka do nuk e kam ndermen të merrem me këto letra, SHBA e njohin realitetin në Kosovë shumë mirë, dhe të gjithë të tjerët”, tha presidenti./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sinjal ndaj Ballkanit Perëndimor

Çfarë ka pas samitit në Zagreb?


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat