Nëse Ibica (Ibiza) shquhet për diçka, janë ditët e pafundme me diell, plazhet e mrekullueshme dhe natyrisht, jeta e natës. Këtë vit, të gjitha klubet e mëdha të ishullit spanjoll, promovonin emrat më të famshëm të industrisë së muzikës “house”, si: David Gueta, Van Buren apo Black Coffee.
Pritej që 2020-ta, të ishte viti i banerave, por covid-19 i prishi të gjitha planet. Roberto Lope është menaxher i festave të bujshme që organizohen në klubin më popullor të Ibicës, “Usuaia”, që mund të presë deri në 7 mijë vetë.
“Ne jemi gati, në maj. Sezoni ka mbërritur, por nuk ka fluturime. Nuk ka anije dhe nuk ka lëvizje mes kufijve. Është shumë e vështirë. Veçanërisht e vështirë, kur biznesi përfshin praninë e mijëra njerëzve, të cilët, ngjeshën pas njëri-tjetrit në pistën e kërcimit”, – thotë ai.
Edhe kur Spanja të heqë kufizimet, normaliteti i ri do të parashikojë distancim social. Vëmendja është drejtuar tek eksperienca virtuale e klubeve, me DJ që përçojnë muzikën e tyre, në shtëpitë e mijëra adhurueseve.
“Ndikimi ka qenë i tmerrshëm. E vetmja industri që kemi, është ajo turisitike”, – thotë Vicente Mari, President i këshillit bë Ibica.
Mari është president i ishullit që pret, mbi 3 milion vizitorë çdo vit. Shumica janë nga jashtë vendit, që vijnë përmes Mesdheut. Ibica ka vetëm 186 te infektuar dhe 13 viktima nga covid-19, por frika për importimin erasteve është e madhe.
Autoritetet po mendojnë të shtojnë kontrollet në aeroport, si dhe testimin e qytetarëve. Deri atëherë, jeta e natës në Ibica, do të duhet të ndalë.