08.05.2020 - 10:54
Janë pamje të frikshme ato ku shihet qartësisht shembja e sotme e një masivi shkëmbor në Koman.
Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Gogsh, mbi të ashtuquajturën “Kalaja e Dalmacës”. Nga një video amatoriale shihen qartë që pjesë të shkëmbinjve janë rrotulluar për qindra metra duke iu afruar në mënyrë të rrezikshme disa shtëpive.
Banesat duket sikur kanë shpëtuar mrekullisht nga drejtimi i shkëmbinjve, që mund të kishte shkaktuar dëme të rënda dhe të rrezikonte jetën e banorëve.