Qyteti i Kukësit ka dalë nga harta e kuqe e Covid-19. 18 rastet që prej 13 prillit tashmë janë shëruar plotësisht, por situata do të vijojë të monitorohet nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Kukës, sipas së cilës nuk do të ulë vigjilencën. Shefja e epidemiologjisë Denisa Duraku, thotë se do të ndiqet hap pas hapi protokolli i pandemisë në gjurmimin e rasteve dhe kontakteve të mëparshme për ta mbajtur situatën nën kontroll.
“Ne nuk kemi asnjë rast me COVID-19. Deri në momentin që flasim nuk kemi referime për raste të reja. E kemi kaluar mirë situatën, por kjo s’do të thotë se do ta ulim vigjilencën. Ne jemi gjithë kohës duke bërë hetime epidimologjike. Të gjitha raste ndiqen hap pas hapi,”-shprehet Denisa Duraku, shefe e epidemiologjisë.
Ndërkohë qytetarët kuksianë po përpiqen ti kthehen jetës normale por pa harruar zbatimin e rregullave të higjienës dhe distancimit fizik pavarësisht shërimit nga COVID-19.
“Është liruar tani, çfarë kishte për t’u bë është bërë. Tani jemi mirë. Edhe qeveria e bëri mirë, me masat. Duhet të vazhdojmë të mbrohemi e mos të takohemi gojë me gojë,”-shprehet një qytetar.
“Unë them se duhet të kemi akoma kujdes. Nuk duhet liruar qarkullimi,”-deklaron një tjetër qytetar.
Duhet të kemi prap vigjilencë për arsye se qytet e tjera nuk e kanë kaluar. Është një armik i padukshëm. Ne u ruajtëm dhe fatmirësisht nuk përfunduam si Italia,”-shprehet një tjetër qytetar.
Sakaq,pronarët e bareve dhe restoranteve po bëjnë përgatitjet për hapjen me 18 maj në kushte të reja të sjelljes dhe shërbimit, si lyerjen,dezinfektimit dhe distanca e tavolinave 1 metër e elemente të tjerë mbrojtës. Ndryshe në qytetin e Kukësit sot nuk kanë qenë të shumtë pensionistët dhe prindërit me fëmijë të cilët dolën për shëtitje në fashën e lejuar të orarit. Edhe qarkullimi i automjeteve ka qenë më i reduktuar në krahasim me ditët e kaluara ku ka qenë më I madh Kujtojmë. se rasti i parë në qytetin e Kukësi u shfaq në urgjencën e spitalit rajonal të Kukësit e duke krijuar me pas zinxhirin e infektimeve me kolegët e tjerë dhe familjarët. Pjesë e këtij zinxhiri u bë edhe policia e shtetit në Kukës me 6 punonjës të saj, e të cilët fatmirësisht u shëruan.