09.05.2020 - 15:12
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka shpallur banesën e Maks Velos monument kulture.
Artisti, piktori, intelektuali dhe shkrimtari Maks Velo u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 84- vjeçare.
Në banesën e tij janë veprat artistike dhe kulturore të Maks Velos prandaj ka pasur dhe thirrje të shumta nga artistët këto ditë që banesa e tij në Tiranë të mbyllet.
Ajo tashmë është monument kulture e kategorisë II dhe veprat e Maks Velos nuk do të humbasin por do të nderohen.