MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të kuptoj a po më formohen hemorroide?

10.05.2020 - 13:09

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

PacientiSi të kuptoj a po me formohen hemorroide?

Mjeku:  Hemorroidet janë enë gjaku (vena) të zmadhuara që shfaqen në pjesën e poshtme të anusit & rektumit të cilat kur zgjerohen shkaktojnë irritim. Prezenca e hemorroideve është e pakëndshme, madje në jo pak raste shoqërohet edhe me dhimbje. Duke qenë se me kalimin e kohës simptomat e hemorroideve vijnë duke u përkeqësuar, mjekët rekomandojnë trajtimin e tyre që në momentin e parë të diagnostikimit. Hemorroidet shfaqen kur venat që rrethojnë anusin zgjerohen. Femrat gjatë periudhës së shtatzënisë kanë më shumë predispozitë për të krijuar hemorroide. Mundësia e shfaqjes së hemorroideve rritet me rritjen e moshës. Trajtimi i kësaj patologjie mund të jetë medikamentoz dhe kirurgjikal, kjo në varësi të stadit të patologjisë që përcaktohet nga mjeku specialist.

Ekzistenca e Hemorroideve shpesh shoqërohet me simptoma të tipit: gjakderdhje pa dhimbje, kruarje apo irritim në zonën anale, dhimbje dhe enjtje në zonën anale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.