MENU
klinika

Virusi godet me vonesë Europën Lindore

OBSH: Rusia po përjeton valën e parë, pasi Perëndimi e ka kaluar

10.05.2020 - 13:50

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se epidemia e koronavirusit po ndodh me vonesë në Europën Lindore, ndërkohë që rastet e reja dhe vdekjet në Rusië janë rritur, ndërsa në Europën Perëndimore janë ngadalësuar.

“Ekzistojnë ndasi aktualisht mes Europës Perëndimore, që e ka kaluar valën e parë të madhe të infeksionit dhe Europës Lindore, kryesisht Rusisë, që po përjeton numrin më të madh të të infektuarve”, tha Mike Ryan, drejtori i programit të emergjencave i Organizatës.

Rusia ka tashmë numrin e 5 më të madh të të infektuarve në botë, me mbi 209,000 , duke kaluar Francën dhe Gjermaninë. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, zgjati karantinën e qytetit deri në fund të muajit Maj.

“Rusia thjeshtë ndodhet në një fazë tjetër të pandemisë dhe mund të mësojë nga eksperiencat që i kanë kushtuar shumë Azisë, Amerikës së Veriut dhe Europës Perëndimore”, tha Ryan. Ai shtoi se vendi ka zbatuar masa të gjera të distancimit social dhe shëndetit publik, ndërkohë që ka rritur testimet në laboratorë.

Ryan tha se vendi ka testuar rreth 430,000 njerëz dhe norma e të testuarve pozitiv është pranë 3.6%, shifër e ulët krahasuar me vendet e tjera. Megjithatë, sëmundja po godet rëndë vendin, që ka pësuar së fundmi një rritje të vdekjeve nga Covid-19. Rusia ka raportuar 1915 vdekje nga koronavirusi deri më tani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk ka rrezik për një valë të dytë!"

Ekspertët gjermanë: Izolimi ishte një gabim gjigant!

Uniteti 100 vjet më parë...

Kur SHBA-Rusi u bashkuan kundër pandemisë