Prestigjozja spanjolle “Marca” ka zbuluar së fundmi planin e UEFA-s për përfundimin e këtij edicioni të Champions dhe Europa dhe League. Sipas draftit të hartuar nga UEFA, ndeshjet e dyta të fazës së 1/16 finale do të luhen në datat 7 dhe 8 gusht.
Në datën e parë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid, ndërsa një ditë më pas do të luhen takimet Bayern Munchen-Chelsea dhe Barcelona-Napoli.
Katër skuadra janë të kualifikuara për fazën çerekfinale: Atalanta, PSG-ja, Atletico Madridi dhe Leipzig. Raundi çerekfinal do të mbyllet brenda 5 ditëve. Në datat 11 dhe 12 gusht luhen takimet e para të kësaj faze, ndërsa në datat 14-15 gusht luhen takimet përmbyllëse të fazës çerekfinale.
Faza gjysmëfinale e Champions do të luhet në datat 18-19 gusht (akti i parë) dhe 21-22 gusht (akti i dytë). Finalja e madhe është planifikuar të luhet në datën 29 gusht në Stamboll. Më poshtë paraqitet drafti i kalendarit të këtij sezoni në kupat e Europës:
CHAMPIONS LEAGUE
7 gusht: Juventus-Lyon dhe Manchester City-Real Madrid
8 gusht: Bayern Munchen-Chelsea dhe Barcelona Napoli
11 gusht-12 gusht: Ndeshjet e para të fazës çerekfinale
14-15 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale
18-19 gusht – Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale
21-22 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale
29 gusht: Finalja në Stamboll (Turqi)
EUROPA LEAGUE
2-3 gusht: Ndeshjet e para të fazës së 1/16 finale
6 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës 1/16 finale
10 gusht: Ndeshjet e para të fazës çerekfinale
13 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale
17 gusht: Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale
20 gusht: Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale
27 gusht: Finalja në Gdansk (Poloni)