11.05.2020 - 08:44
Një operacion antidrogë është organizuar nga policia e Krujës, në zonën e Niklës.
Forca të shumta të komisariatit te policisë Krujë, Drejtorisë së Policisë Durrës, Drejtoria e Pergjithshme e Policisë së Shtetit janë angazhuar në kontrollin e të gjithë serave, tuneleve, dhe zonës së kesaj njësie, për identifikimin e kanabisit.
Nuk dihet ende nëse ka fidanë të zbuluar apo persona të ndaluar por operacioni është në vijim e siper.
Duhet thënë se gjatë dy muajve të fundit ka patur një numër të madh zjarrveniesh të qellimshme në të gjithë rrethin e sidomos në njësinë administrative Nikël.
Zjarret kanë qenë me qellim hapjen e parcelave të reja për mbjelljen e kanabisit.