MENU
klinika

“Koronavirusi po përshtatet te njerëzit"

‘The Guardian’: Shkencëtarët gjejnë prova pse COVID-19 po përhapet më lehtë

11.05.2020 - 09:14

Shkencëtarët kanë gjetur prova për mutacione në teste të koronavirusit, që tregojnë se COVID-19 mund të përshtatet te njerëzit.

Analiza e më shumë se 5.300 gjenomeve të koronavirusit nga 62 vende të botës tregon se ndërsa virusi është mjaft i qëndrueshëm, disa kanë fituar mutacione, duke përfshirë dy ndryshime gjenetike që ndryshojnë “proteinën S”, që përdor virusi për të infektuar qelizat njerëzore.

Studiuesit në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër theksojnë se është e paqartë se si mutacionet ndikojnë në virus, por pasi ndryshimet u panë në shumë vende, secili në mënyrë të pavarur u kuptua se ndryshimet ndihmojnë që virusi të përhapet më lehtë.

Mutacionet e pikut janë shumë të rralla për momentin, por Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektive në zhvillim tha që shfaqja e tyre thekson nevojën për mbikëqyrje globale të virusit në mënyrë që ndryshimet më shqetësuese të kapen shpejt.

“Kjo është pikërisht ajo që ne duhet të kujdesemi“, tha Hibberd. “Njerëzit janë duke bërë vaksina dhe terapi të tjera kundër kësaj proteine, sepse duket një objektiv shumë i mirë. Ne duhet të sigurohemi që çdo mutacion nuk e zhvlerëson asnjë prej këtyre përpjekjeve”.

Studimet mbi virusin zbuluan qysh herët se forma e proteinës së saj spike (S) lejonte që ajo të lidhej me qelizat njerëzore në mënyrë më efikase sesa Sars në 2002. Dallimi mund të ketë ndihmuar që koronavirusi i fundit të infektojë më shumë njerëz dhe të përhapet me shpejtësi rreth botës.

Shkencëtarët shqetësohen se nëse shfaqen mutacione më të gjera, jo vetëm mund të ndryshojnë mënyrën se si sillet virusi, por ndryshon edhe proteina spike është objektivi kryesor i vaksinave kryesore në të gjithë botën. E nëse kjo ndryshon shumë, ato vaksina mund të mos funksionojnë më. Terapitë e tjera të mundshme, të tilla si antitrupat sintetikë që futen në proteina të pikut, gjithashtu mund të jenë më pak efektive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin