MENU
klinika

Vendimi i AKK-së

Paditë e naftëtarëve/ Çfarë kërkojnë Odat Ekonomike?

11.05.2020 - 10:20

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë kërkuar sot nga gjykatat që të merren me prioritet me padinë që kanë bërë kompanitë e naftës lidhur me vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Odat ekonomike kanë thënë se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës është marrë në kohë pandemie dhe për shkak të kësaj mund të ketë vonesa nga gjykatat për trajtimin e padisë së ndërmarrjeve të prekura nga ky vendim, transmeton “Zeri.info”.

“Koha në të cilën është nxjerrë një vendim i tillë është relativisht e papërshtatshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID19, duke përfshirë këtu edhe pezullimin e punës së gjykatave dhe vonesën e mundshme në trajtimin e padive të ndërmarrjeve të prekura, gjë që cenon të drejtën universale të palëve për gjykim të shpejtë”, thuhet në reagimin e odave ekonomike.

OEK-u dhe OEAK-u thërrasin për përmbajtje për sa u përket pretendimeve që janë objekt i vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, për shkak të shmangies së dëmeve të mëtejme mbi ndërmarrjet për aq kohë sa gjykatat e Kosovës nuk do të nxjerrin aktvendime të plotfuqishme.

“Në këtë kontekst dhe duke parë lartësinë e gjobave që u janë shqiptuar ndërmarrjeve nga ana e AKK-së e që rrezikon edhe mbijetesën e këtyre ndërmarrjeve, por edhe dëmin jomaterial që u është shkaktuar ndërmarrjeve përkatëse, trajtimi i padive në konfliktin administrativ duhet të bëhet me prioritet dhe me objektivitet maksimal, duke u ofruar kështu ndërmarrjeve mundësinë e lirimit nga akuzat e pretenduara”, thuhet në reagimin e odave ekonomike. /Zëri

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat