MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Gjithnjë më kanë shqetësuar parazitët në zorrë. Si t’i luftoj?

11.05.2020 - 12:04

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Gjithnjë më kanë shqetësuar parazitët në zorrë. Si t’i luftoj?

Mjeku: Sugjerohet një pastrim ose detox të zorrëve, një qasje që përfshin përdorimin e një diete të pasur me fibra dhe shtesa dietike të cilat ndihmojnë trupin tuaj në pastrimin e parazitëve të zorrëve. Këto shtesa përfshijnë psyllium, panxhar, dhe fara liri.Nëse mendoni se keni parazitë, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj për t’u diagnostikuar. Trajtimi i duhur mund të parandalojë përkeqësimin e gjendjes dhe zvogëlimin e mundësive të ndërlikimeve. Mund të prekeni shumë lehtë nga parazitët, prandaj është shumë e rëndësishme larja e shpeshtë e duarve, pasi shkoni në tualet dhe para ngrënies. Zhvendosje përkohësisht e kafesë, sheqerit, alkoolit dhe drithërave. Përfshirja e më shumë hudhrave në ushqimin tuaj. Rritja e konsumit të karotave, patateve të ëmbla, kungujve dhe ushqimeve të tjera të larta në beta-karroten (një pararendës për vitaminën A, e cila mund të rrisë rezistencën ndaj depërtimit nga helmintet). Rindërtimi i baktereve të dobishme në zorrë konsumuar ushqime të pasura me probiotikë si kosi. 7 Bimët dhe ushqimet që mund të vrasin parazitët e brendshëm. Hudhra. Ajo ka treguar eficencën e saj në luftën kundër viruseve, kërpudhave, baktereve, parazitëve dhe kancerit. Është gjithashtu e fuqishme kundër parazitëve që thithin gjakun si mushkonjat dhe pleshtat. Lulja e glikanxos; Vaji i rigonit. Ka veti të jashtëzakonshme antioksiduese, është antiparazitare, antivirale, antikërpudhë dhe antibakteriale. Studime të shumta tregojnë që vaji i rigonit është efektiv ndaj çdo gjëje, që nga parazitët e ndryshëm dhe kundër kancerit. Karafili; Trumza. Është një nga bimët më të mira që stimulon tiroiden, gjëndrën më të madhe të sistemit imunitar. Trumza ndihmon në stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. Vaji i trumzës mund të eliminojë një sërë parazitësh, dhe zhduk parazitët në zorrën e trashë. Coptis Chinensis dhe arrat e zeza.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.