MENU
klinika

"Bashkitë, partner në këtë proces"

Videokonferencë me donatorët, Ahmetaj prezanton planin e rindërtimit

11.05.2020 - 14:18

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj në një video konferencë me donatorët, iu ka prezantuar atyre planin e deritanishëm për ecurinë e procesit të rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj iu sqaroi atyre pikë për pikë planin në fjalë, ku u ndal në qarqet problematike. Po ashtu ai u ndal dhe tek fazat hap pas hapi, ndërsa bëri të ditur se 12950 familje përfitojnë bonus qiraje. Ahmetaj tha se ndërsa deri më tani janë dhënë 2043 leje ndërtimi, përmes një procedure të përshpejtuar.

Mes të tjerash ministri pohoi se në plan është ndërtimi i mbi 3 mijë apartamenteve kolektive, 99 institucione publikë, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesit shëndetësor. Ahmetaj tha se në vendin tonë, do të ketë 26 zona të reja zhvillimi.

“Shtylla kryesore është që të ndërtojmë një urë lidhëse. Ky është rendi i ditës për sot dhe në të djathë të ekranit kam renditur të gjitha hapat kryesore të rindërtimit. Nis me një studim të thelluar. Pasi përfshin hapin kryesor pas vlerësimit të nevojave pas tërmeti. Faza e parë ishte një qasje helikopter nga sipër. Më pas kemi aplikimet në platformën elektronike dhe bashkëlidhur me të, procesin e vlerësimit të secilit qytetar. Hapi i tretë; janë planet e detyrueshme lokale, që janë tashmë të hollësishme. Hapi tjetër është procesi i shembjes. Që këtu ngjan se është i lehtë, por nuk është kështu. Duhet që të ketë financime të konsiderueshme. Shpronësimet, procedurat e prokurorimit dhe më pas emëruesi i përbashkët është bashkërendimi i donatorëve në proces. Kjo është faza ku jemi sot. Kemi bonuset e qirasë, më pas aplikimet në platformën elektronike. Kemi 12950 familje që përfitojnë bonus qiraje dhe tregohet dhe qytetet ku jetojnë.

Deri më tani kemi 2043 leje ndërtimi që janë dhënë përmes një procedure të përshpejtuar. Kemi një proces të thelluar vlerësimi në të djathtën tuaj. Kemi 3 mijë e ca apartamente kolektive, 99 institucione publike, 108 objekte arsimore, dhe 15 objekte të kujdesish shëndetësor. Vlerësimi i thelluar ishte në proces e sipër. Por tashmë ka përfunduar. Shihni rezultatet dhe punën që është proces në disa zona. Shihni rezultatin për apartamentet kolektive në Durrës, Shijak. Në një ngjyrë është rindërtimi, ngjyra tjetër paraqet shembjen dhe më pas do të shihni pjesën tjetër. Ky është një proces i rëndësishëm. Bashkitë janë partner në këtë proces dhe i gjithë vlerësimi praktikisht është në duart e tyre. Ka një proces të hollësishëm, që është materializuar në një manual. Më pas këshilli Bashkiak do të marrë një vendim të mirinformuar, mbështetur në dosjet që janë teknike, financiare dhe ligjore. Mbështetur në këto dosje do të shihen përfitimet nga programi.

Këtu ka një sërë dosjes të ndara sipas bashkive. Do ndaj me ju të gjitha planet e detyrueshme të planit vendor. Kemi 26 zona të reja zhvillimi. 14 plane të detyruara vendore, 12 janë në proces miratimi. Nesër do të merrni dokumentacionin që ne kemi miratuar në komision. Ky material do ju shpërndahet përmes postës elektronike. Këtu mund të shihni Tiranën, është java e miratimit ë një prej hapësirave më kryesore (P2V). është një nga 4 qendrat kryesore të Bashkisë së Tiranës, (Tregon projektin). Më pas kemi Durrësin, apo dhe Shijakun, ku shembja ka nisur me fazë intensive. Këto janë detajet e planit.

Kavaja ka nisur tashmë procesin e shembjes. Këtu kemi Golemin, komunë me destinacion turistik. Kruja po ndiqet me kujdes në raport me zhvillimin pasi duhet të harmonizojmë trashëgiminë kulturore.”, tha Ahmetaj.