Kryeministri Edi Rama ka bërë një sqarim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të aplikojnë për pasaportë dhe kartë ID.
Përmes një shënimi në facebook, Rama thotë se procesi është lehtësuar dhe koha është përgjysmuar me heqjen e sportelit të radhës në komisariat. “Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania”, shkruan kryeministri, duke publikuar edhe linkun përkatës.
Postimi i Ramës
SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË
PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT
Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania
https://e-albania.al/…/DP…/13851/DPPSH_13851_n3_s3_web.aspx…
Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19.