MENU
klinika

"Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, hap përpara"

OSBE: Palët të gjejnë dakordësi brenda 31 majit

11.05.2020 - 19:37

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me bledhjen e Këshillit Politik për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sipas Prezencës, mbledhaj e këshillit shënon një hap përpara. Kërkohet gjithashtu dakordësi mes palëve për të përmbyllur procesin Brenda 31 majit.

REAGIMI I PLOTË

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik shënoi edhe një hap tjetër përpara në procesin e reformës zgjedhore. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e mirëpret dakordësinë e partive për ta përmbushur reformën zgjedhore në këtë forum deri më 31 maj dhe përsërit gatishmërinë e saj për të vijuar ta mbështetë këtë proces, së bashku me kolegët e OSBE/ODIHR-it.

CFARE NDODHI SOT

Ndërsa opozita jashtë parlamentit kërkon qëndrime konkrete nga mazhoranca për Reformën Zgjedhore, socialistët shprehen se ka një tendecë të opozitarëve për ta fshirë atë që është arritur deri tani. Megjithatë palët duket se kanë përmendur datën 31 Maj si datën finale për miratimin e kësaj reforme, ashtu sic rekomandon edhe OSBE.