MENU
klinika

Konfirmohet në Kosovë

Pozitiv me Covid-19 zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

12.05.2020 - 07:29

Konfirmohet pozitiv me koronavirus një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisē në Kosovë. Lajmin e ka bëtë të ditur Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate në rrjeti social Facebook, ku thuhet se rasti i zyrtarit është rast kontakti. Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se ka konfirmuar edhe 11 raste të reja me coronavirus. Sipas IKSHPK-së, personat që kanë rezultuar pozitivë, janë raste kontakti: pesë nga Komuna e Vushtrrisë, tre nga Prizreni, dy nga Prishtina dhe një rast nga Ferizaj.

Ndërkohë, janë regjistruar vetëm dy raste të personave të shëruar. Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë ditës së hënë ka testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 895; 657 pacientë janë shëruar, ndërsa 28 kanë vdekur.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat