MENU
klinika

"Zemrën ia kishte bërë... "

Vrasja në Skrapar për pronat, dëshmia tronditëse

12.05.2020 - 09:17

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi masakër i shënuar pasditen e djeshme në Skrapar. Shkak i vrasjes së 77 veçarit Ramadan Çelës dyshohet një konflikt pronësi me fqinjin që e masakroi me thikë.

Një debat për çështje pronësie dyshohet se është motivi i vrasjes makabër të 77 vjeçarit Ramadan Çela me thikë nga fqinji i tij Hamza Çela.

Një familjar i viktimës tregoi se të moshuarit i ishte prere fyti dhe i ishte nxjerrë zemra nga kraharori nga goditjet me thikë.

“Unë e kam xhaxha. Në ato moment më merr vëllai në telefon, më thotë kemi sëmurë xhaxhanë. Vjen vëllai duke qera, më tha ai rrezik të ketë vdekur. Me shpejtësi vajtëm në fshat, prapa shtëpisë kishte një bahçe me domate. Ishte duke vaditur kur i kishte rënë me thikë, i kishte prerë fytin, i kishin prerë damarët e duarve, damarët e këmbës dhe zemrën ja kishte nxjerrë ka kishte copëtuar me thikë copa copa. Aty ishte policia, na tha ikin se nuk duroni dot. Ishte i mbuluar nga gjaku”.

Autori Hamza Çela u arrestua nga policia, ndërsa po merret në pyetje për motivet e vrasjes horror që ka tronditur jo vetëm qytetin e Poliçanit.

Sipas familjarëve të viktimës ka qenë motra e tij që punon në policinë e Beratit që e ka bindur të dorëzohet dhe të përballet me akuzat për vrasjen.

“Nuk e dimë. Ai me atë kishte shkuar. Në mëngjes i kishte dhënë qumështin, pa lek ja jepte gjithmonë. Nuk e dimë si është muhabeti. Jemi kushërinj. Nuk na i priste mendja ta bënte. Nuk e dimë si ndodhi ngjarja”.

Viktima jetonte pjesën më të madhe të vitit në Poliçan te nipërit e tij, por herë pas here kthehej në fshatin Jaupas ku kujdesej për tokat për të cilat dyshohet se ka lindur edhe konflikti me 37 vjecarin.

Një valë krimesh dhe ngjarjes të tjera të rënda kanë goditur vendin gjatë ditëve të karantinës dhe lehtësimit të masave shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit.

Kryeson Lezha, ja qyteti që mbetet në fund

Cili qark është më kursimtari këtë vit?

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan

Ndalohen nga policia kryetarët e PD-së dhe PL-së në Pogradec

Preferohet për historinë, kulturën, traditat dhe kulinarinë!

Shqipëria, destinacioni i të huajve edhe në vjeshtë