MENU
klinika

Thirrja e Denaj për bizneset

Miratohet vendimi për subvencionimin e interesave të huave

12.05.2020 - 10:25

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka njoftuar se në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, formalizuam premtimin për subvencionimin e interesave të huave, pjesë e Garancisë Sovrane 1.

Sipas njoftimit Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin mbi rimbursimin e interesave për Garancinë e Huasë Shtetërore 1 për të gjitha subjektet përfituese në të gjitha bankat e nivelit të dytë.

Ky vendim do të:

-reduktojë barrën e tregtarëve dhe shoqërive tregtare që përfitojnë nga kjo Marrëveshje Garancie;
-zbusë efektet financiare për sipërmarrësit në reagimin ndaj COVID 19;
-lehtësojë sigurimin e fondeve për vijimësinë e pagesës së punonjësve në sektorin privat;

Sipas Denaj me rreth 400 aplikime të sektorit privat në proces, për një shumë përmbledhëse mbi 45% të Garancisë, kanë filluar të disbursohen shumat e para nga kjo kredi të përfitim të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Denaj gjithashtu u bën thirrje përsëri bizneseve të interesuara të përdorin mundësinë e Garancisë Sovrane, duke përfituar:

-nga ky rimbursim i interesit;
-nga koha prej 3 muajsh për të drejtën e mospagimit të principalit të kredisë;