MENU
klinika

Arsyet e Qeverisë

Kosovë/ Shkarkohet drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil

13.05.2020 - 07:27

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar Eset Berishën nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Në njoftimin e Qeverisë në detyrë është thënë se Eset Berisha është shkarkuar për “shkak të shkeljeve të detyrave të tij profesionale”.

“Z. Berisha ka hartuar dhe nënshkruar Rregulloren e brendshme të AAC-së në kundërshtim me ligjin, ka degraduar stafin menaxhues pa vlerësim të përformancës, ka mbajt detyra tjera me pagesë njëkohësisht dhe ka rrezikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në dërgim në arbitrazh”, është thënë në njoftim.

Në vend të Berishës, ushtrues detyre i drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës është emëruar Arianit Islami.
Eset Berisha ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Berlin që ka nënshkruar marrëveshjen për rivendosjen e një linje ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo marrëveshje është ndërmjetësuar nga Richard Grenell, i dërguar special i presidentit amerikan Donald Trump për negociata mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore dhe asaj për hekurudhat, Qeveria, tashmë në detyrë, e drejtuar nga Albin Kurti kishte deklaruar se zyrtarët që morën pjesë në arritjen e marrëveshjeve në Berlin nuk kishin marrë autorizim as për të negociuar e as për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat