Mbi 60 staf mjekësor rezultojnë të prekur nga koronavirusi në Kosovë. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla. Ai tha për RTV Dukagjinin se numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor të izoluar është 135.
“Me rastet e ditës së sotme numri i punëtorëve shëndetësorë të izoluar ka shkuar mbi 135”, tha Syla.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se duhet urgjentisht të behën trajnime për punëtorët shëndetësorë në mënyrë që të mbrohet jeta e tyre dhe e qytetarëve.
“Fokusimi ka qenë vetëm në Klinikën Infektive dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ndërsa nëpër institucionet tjera mbështetja ka munguar”.
Kujtojmë se dje u identifikuan 24 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar numrin në total në 919.