MENU
klinika

Drama përmes galerisë në natyrë

Australia rurale vishet me murale gjigande

13.05.2020 - 12:43

Jeta nuk është e lehtë në Australinë rurale, ku fqinji më i afërt mund të jetë me qindra kilometra larg dhe mund të kalojnë edhe vite nga një reshje shiu te tjetra.

Por fermerët në Australinë Juglindore e kanë parë ashpër sinë e jetës veçanërisht gjatë dy viteve të kaluara, me thatësira të tejzgjatura, duke detyruar shumë njerëz të shesin bagëtitë për të mbijetuar ose madje edhe të largohen nga bizneset e tyre bujqësore diku gjetkë për më mirë.

Muralet që shihni në foto janë ndër nga 30 veprat më të mëdha që janë pikturuar gjatë pesë viteve të fundit në silosët e drithit nëpër ferma anembanë Australisë.

Disa piktorë shkojnë në fermat bujqësore ende në funksion, të tjerë dekorojnë depot e braktisura. Të vendosura përgjatë gjashtë shtigjeve në pesë shtete, pikturat e mëdha formojnë një lioj galerie në natyrë. Do të të duhej të përshkoje 7563 kilometra për t’i arritur të gjitha këto piktura dhe, sigusith, shumë karburant në serbator.

Ideja për të zbukuruar ndërtesat apo depozitat e fermave të mëdha me art, filloi në Australinë Perëndimore në vitin 2015, kur një organizatë jofitimprurëse kulturore FORM punësoi artistët të njohur të rrugës Phlegm dhe Hense për të pikturuar një seri silosësh në qytetin Northam, 99 kilometra në Veriperëndim të Perthit në rajonin Wheatbelt.

Phlegm mbuloi një fasadë 118 metra të lartë me portrete të mjera, bardh e zi, të aviatorëve dhe balonistëve të hershëm; Hense pikturoi forma shumëngjyrësh, abstrakte, nga ana tjetër.
I nisur si një projekt pilot për të sjellë artin në rajonet rurale, nisma tashmë është bërë një hit. Ai ndezi një lëvizje dhe konkurrencë me qytete të tjera në Wheatbelt të Australisë perëndimore, të cilat e panë këtë si një mundësi për të rigjallëruar këto zona dhe për të sjellë vizitorë.