MENU
klinika

Nga Valon Murati

“Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm”

13.05.2020 - 17:08

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se kosovacentrizmi është antishqiptarizëm dhe “natyrshëm në të ardhmen do të ndikojë edhe në një shpërbërje të kohezionit shoqëror e kombëtar në Kosovë, duke hapur kështu porta të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve”.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nëse qeveria e re do të marrë këtë rrugë të promovuar nga LDK-ja, duke e dëmtuar qenien shqiptare në Kosovë dhe marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, pasojat për Kosovën dhe interesat e saj shtetëror do të jenë të mëdha”.

Postimi i plotë i Muratit:

“Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm!

Kosovacentrizmi është antishqiptarizëm dhe natyrshëm në të ardhmen do të ndikojë edhe në një shpërbërje të kohezionit shoqëror e kombëtar në Kosovë, duke hapur kështu porta të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe shqiptarëve. Nëse qeveria e re do të marrë këtë rrugë të promovuar nga LDK-ja, duke e dëmtuar qenien shqiptare në Kosovë dhe marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë, pasojat për Kosovën dhe interesat e saj shtetëror do të jenë të mëdha. Sigurisht interesat strategjike të shqiptarëve do të lëndoheshin rëndë, por njëkohësisht do të krijoheshin hapësira për situata të vazhdueshme të destabilizimit të tërë rajonit. Kosovacentrizmi jo veç që është antishqiptarizëm, por është edhe hapje e dyerve për ksenofobi në shoqërinë tonë. Rrjedhimisht kosovacentrizmi është edhe vlerë anti-evropiane, sepse ajo që është dëshmuar kaherë në këto hapësira, vetëm identiteti shqiptar që ngërthen në vete tërë kompleksitetin e të qenit shqiptar është vlerë evropiane në vetvete”, ka shkruar Murati.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat