MENU
klinika

Moderatori tregon momentin e vështirë në karrierë

“Më pushuan nga puna për një koment në Facebook”!

14.05.2020 - 09:23

Moderatori i njohur Bledi Strakosha ka kujtuar momentin më të vështirë në karrierë, në një intervistë për emisionin “Glamour Zone”.

Blendi kujtoi kohën kur u pushua nga puna për një koment në Facebook, gjë që e quajti të padrejtë, pasi sipas Bledit, arsyet e pushimit nga puna duhet të jenë gjithnjë profesionale.

“Moment më i vështirë ka qenë ai me Agon Channel sepse ka qenë moment i padrejtë, ku është tipike në Shqipëri që të krijohen opinione, ‘Bledi i ka sytë jeshilë dhe nuk më pëlqejnë’. Ndërtohen disa opinione bazë që njerëzit të gjykojnë. Krijohen keqkuptime që manipulohen nga njerëz pjesë e stafit për të arritur qëllimet e tyre”, u shpreh ai.

https://youtu.be/H3dOP8n4Ji4

Moderatori kishte bërë një koment në lidhje me një palë pantallona që duhet t’i vishte në emision, por një koleg i tij i kishte veshur më herët, duke i bërë ato të papërdorshme. Për këtë koment ai u pushua menjëherë nga puna edhe pse në kontratë nuk thuhej asgjë për penalizime të tilla.

“Është absurde që një media përgjon çfarë bëj unë në profilin tim në Facebook”, u shpreh ai.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain