Ky sezon veror parashikohet i vështirë nga operatorët turistikë në Durrës që përballet me pasojat e tërmetit dhe pandemisë. Ata thonë se prenotimet janë anuluar masivisht, duke i detyruar që ta nisin çdo gjë nga zero.
Fillimisht tërmeti e më pas pandemia. Ky sezon veror është parashikuar të jetë i vështirë për biznesin në plazhin e Durrësit.
Hotele e restorante po përgatisin plazhet sipas protokolleve, ndërsa po riparojnë pasojat e 26 nëntorit. Presin datën për hapjen e plazhit, por nuk janë optimist.
Prenotimet janë anuluar të gjitha, deri në fund të sezonit. Humbjet dhe pasigurinë për të ardhmen i konsiderojnë pengesë të lartë drejt rimëkëmbjes!
Ndaj në vazhdimësi kanë kërkuar ndihmën e qeverisë përmes uljes së barrës fiskale. Autoritetet kanë hartuar një protokoll të detajuar për masat që duhet të marrin bizneset dhe pushuesit në plazhe këtë verë.