Ndonëse ministria e Arsimit doli me një vendim për shtyrjen e zgjedhjeve, rektorati i Universitetit të Mjekësisë ka nisur nga përgatitjet. Pavarësisht faktit se ende nuk ka një datë dhe se zgjedhjet janë lënë për një moment të dytë, deri në qetësimin e situatës për shkak të COVID-19, Universiteti i Mjekësisë zbaton ende urdhrin për këtë proces, që në 8 maj.
Sipas Balkan Web të hënën, ky universitet pritet të dorëzojë listat e kandidatëve. Ndërkohë, Senati i universiteti të Tiranës thekson se ky hap i ndërmarrë nga Universiteti i Mjekësisë është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Universiteti i Tiranës doli me një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve për rektor dhe anëtarë senati, ndonëse studentët nuk janë në auditorë. Kjo shkaktoi përplasje mes rektorit të UT-së dhe bordit të Komisionit Zgjedhor, duke sjellë edhe shkarkimin e pedagoges Majlinda Keta. Pak ditë më vonë, ministria e Arsimit vendosi të që shtyjë zgjedhjet.