MENU
klinika

Avokatja e njohur

Sherr në gjyq, Eni Çobani në polici

03.10.2018 - 19:48

Avokatja e njohur Eni Çobani ka përfunduar në polici ditën e sotme pas një debati të ndodhur në sallën e gjyqit në Gjirokastër gjatë një procesi gjyqësor.

Eni është bërë shpesh pjesë e mediave me situatat e diskutuara, që kanë ngjallur shumë debat, në rubrikën e saj “Shihemi në gjyq”, por këtë herë duket se situata ka qenë më serioze.

Teksa përfaqësonte në sallën e gjyqit në Gjirokastër, Merushe Makrin, Çobani ka nisur një konflikt verbal me ish-nusen e klientes së saj, Rudina Islamaj. Kjo e fundit ishte ajo që denoncoi kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, duke i bërë një kamera të fshehtë, ndërsa e akuzoi për ngacmim seksual.

Ky ‘precedent’ i Ismajlit ka bërë që Çobani që në nisje të seancës të kërkonte që ndaj gruas të ushtrohej kontroll, nëse kishte ndonjë përgjues me vete. Kaq mjaftoi që mes tyre të niste një debat verbal. Rudina Islamaj është në një proces gjyqësor me ish-vjehrrën e saj, Merushe Makrin, pasi kanë një konflikt për çështje pronësie. Kujtojmë se Merushe Makri, në vitin 2016-të u përfshi në një konflikt me ish-nusen e djalit të saj, Rudina Islamaj, sherr që u bë publik edhe në rubrikën “Shihemi në gjyq” që drejton Eni Çobani. Gjatë emisionit, vjehrra akuzoi ish-nusen se e kishte dhunuar dhe nxjerrë forcërisht nga banesa e saj.