MENU
klinika

Presidenti kritikon Qeverinë

“Lirimi nga karantina të mos bëhet mbi baza politike”

15.05.2020 - 10:46

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka folur rreth menaxhimit që po i bëhet situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. Kreu i shtetit gjithashtu ka kritikuar qeverinë rreth procesit të karantinimit në Qendrën e Studentëve, duke theksuar se një proces i tillë nuk duhet të përzihet me politikë.

Thaçi ka falënderuar mjekët, infermierët dhe IKSHP-në për punën që kanë bërë në parandalimin e përhapjes së virusit.

“Kosova deri tani është përballë me sukses me pandeminë. Ritheksoj mirënjohjen per mjekët, infermierit, tërë IKSHPK për punën e palodhshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Thaci ka bërë thirrje që të respektohet të gjitha këshillat e IKSHPK’së, derisa ka thënë se karantinimi në Qendrën e Studentëve duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos merren vendime për karantinim ose jo bazuar në preferenca politike.

“Karantinimi në Qendër të Studentëve të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos ketë qasje selektive politike, dikush të karantinohet e dikush jo”, ka thënë Thaçi.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat