MENU
klinika

Përhapja e koronavirusit

Covid-19/ 13 raste të reja në qytetin e Durrësit

17.05.2020 - 10:38

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në 24 orët e fundit janë zbuluar 13 raste të reja të infektuar me Covid-19. Sipas të dhënave zyrtarë behet e ditur se 13 rastet janë të gjitha të zbuluara në qytetin e Durrësit.

Këto raste të reja në Durrës sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë të gjithë raste infeksioni nga personat e kontaktit të evidentuar më parë.
“Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Janë testuar 260 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë, të gjithë në Qarkun Durrës.
Rastet e reja janë kontakte të personave që tashmë rezultojnë pozitivë në vatrën e re të Durrësit, ndërkohë që po vazhdon hetimi epidemiologjik aktiv në terren.

Qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 946 qytetarë.

Prej tyre, rreth 76% janë të shëruar. Në vendin tone aktualisht janë 200 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër, Kamëz, Berat.”, theksoi Dr. Flutura Beqo.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin