MENU
klinika

Baba i dy fëmijëve

Iglesias e bën sërish, puthet në skenë me fansen

04.10.2018 - 08:47

Gjatë koncertit të tij në Kiev, një adoleshente u ngjit në skenë për të takuar idhullin e saj Enrique Iglesias dhe menjëherë sapo i është afruar i ka dhuruar atij një puthje në buzë.

E lumtur nga ky takim fansja më pas i kërkoi këngëtarit një ‘selfie’ më pas e ka puthur sërish atë.

Pasi refuzoi të largohej nga skena ku Enrique po performonte ajo më pas nxori nga çanta një poster të tij duke i kërkuar ta firmoste.

Pasi i’u plotësua edhe kjo dëshirë, ajo e puthi edhe një herë tjetër 43-vjeçarin më pas u bashkua me turmën, e cila po brohoriste nga ndërprerja e performancës.

43- vjeçari është shprehur se është mjaft i hapur ndaj fanseve të tij dhe nuk e ka problem ta përsërisë atë që bëri. Iglesias që prej vitit 2001 është në një lidhje me tenisten e njohur Ana Kurnikova, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Kujtojmë që ylli latin ka shkëmbyer shumë herë puthje me fanset e tij në mes të skenës.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!