MENU
klinika

Një mundësi e mirë pushimesh

“Puka, turizëm malor gjithëvjetor”

17.05.2020 - 16:34

Puka këtë sezon veror do të jetë në krye të listës së ofertave të turizmit malor që ofron Shqipëria.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi i cili ishte sot në Pukë ftoi të gjithë shqiptarët që këtë vit të vizitojnë Pukën si një mundësi e mirë pushimesh fal transformimeve që kanë ndodhur atje.

Ministri Klosi vizitoi dhe Qendrën e Turizmit dhe Zhvillimit Rural, një investim unikal për mbar vendin, e cila do të shërbej si një mundësi e mire, jo vetëm për zhvillimin e turizmit në tërësi, por dhe si një qendër e formimit professional për guidat turistike.

Bujtinave të zonës i shtohen dhe 10 të tjera këtë vit, fal një projekti të bashkisë për mbështetjen e disa familjeve që kanë adaptuar shtëpitë e tyre në bujtina për pritjen e turisteve.

Një vit më parë Puka priti 6000 turistë vendas dhe të huaj duke u renditur kështu ndër zonat më të vizituara të veriut shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Periudha qershor-shtator e këtij viti

Puka, destinacioni i mbi 6 mijë turistëve