MENU
klinika

“Nuk ka armik më të egër se Ramavirusi”

Basha dhe Kryemadhi thirrje qytetarëve: Derdhuni rrugëve të Tiranës

17.05.2020 - 17:09

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në bulevard.

I shoqëruar në protestë nga opozitarët, mes tyre edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Basha i kërkoi qytetarëve të Tiranës që të  derdhen rrugëve të qytetit dhe të tregojnë se Tirana nuk bie.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës që të derdhen në rrugët e Tiranës sonte. Sot është kohë të tregojmë se Tirana nuk bie se Tirana ngrihet”, u shpreh Basha.

Ndërsa Kryemadhi tha: “Nuk ka armik më të egër se Ramavirusi. Hiqe maskën se nuk do të toksigonohet truri. Do ju marri organet e fëmijëve dhe do tua shesi trafik”.