MENU
klinika

Thirrje qytetarëve për t'iu bashkuar në protestë

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri: Të shpërndahet Kuvendi

18.05.2020 - 12:42

Në një protestë simbolike, dhe në një “luftë të vazhdueshme për arritje personale, e përfitime politike, si ajo e zhvilluar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, ka rënë në sy përfshirja e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

Nëpërmjet një njoftimi të nxjerrë mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit njoftoi se me rastin e operacionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, përveç shumë procedimeve penale ka pasur edhe 7 arrestime në flagrancë.

Mësohet se të arrestuarit janë: Boiken Abazi, Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj.

Mes tyre bie në sy, pikërisht emri i kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, i cili jo vetëm ishte prezent dhe mbështeti protestën, por edhe mbajti një fjalim ditën e djeshme.

Teatri/ Protestuesit ulen këmbëkryq në mes të rrugës (Fotot ...

Me këtë rast VV ka bërë një deklaratë zyrtare duke pretenduar, se arrestimi i Abazit është politik.

“Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar”, pretendon VV.

Gjithashtu, Lëvizja i ka bërë thirrje qytetarëve të ju bashkohen në protestë, duke e konsideruar kështu protestën “të tyren”.

Madje, aktivistët guxojnë dhe kërkojnë edhe shpërndarjen e Kuvendit të Shqipërisë, duke listuar shkeljet e supozuara të ligjit dhe Kushtetutës.

Nuk duhet harruar, që Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, nuk është një parti e mirëfilltë, por është e regjistruar në Republikën e Shqipërisë si një organizatë jo-qeveritare dhe jo fitim-prurëse./konica.al

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!