MENU
klinika

Çfarë do të ndodhë me taksat këtë periudhë?

Paratë për Teatrin e Ri? Veliaj: Nuk i kemi, do marrim kredi nga bankat!

18.05.2020 - 12:59

Kryebashkiaku Erion Veliaj mblodhi online Këshillin Bashkiak të Tiranës sot pak para protestës tek Teatri për të prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar. Mes të tjerash, Veliaj tregoi përse Teatri u shemb natën.

“Konflikti mbi teatrin eskaloi kur u përfshi politika. Ne gjykuam se do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse do të prishej ditën. Unë kam përjetuar 21 janarit kur Berisha të vriste me duar në xhepa. Ne zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, prandaj e bëmë ndërhyrjen në atë orë, më vjen mirë që nuk patëm të lënduar, as përdorim përtej eksesit të forcës, përtej shoqërimit për okupimin e hapësirës publike apo partive të mbaruara”, tha ai.

Veliaj foli gjithashtu edhe për bizneset, të cilat tha se nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike as për maj- qershor. Ndërkohë ai thotë se hotelet në Tiranë nuk do të paguajnë taksë deri më 15 shtator.

”Heqje e taksës publike edhe për maj- qershor. Nuk do të thotë zaptim, atë që e ke të aplikuar nga Bashkia e ke pa pagesë. Do inkurajojmë sa më shumë aktivitet e jashtme, si shkollë në Parkun Rinia. Taksat lokale mund të kompensohet për investime, anulimi i taksës së hoteleve deri më 15 shtator, përfitojnë 300 hotele në Tiranë.”- tha Veliaj.

Më tej, duke iu kthyer temës së Teatrit, Kryebashkiaku sqaroi se u zgjodh që Teatri të shembej në atë orar për të respektuar atë pakicë njerëzish, qoftë edhe grusht politik, që ishin kundër ndërtimit të Teatrit të ri.

“Konflikti eskaloi kur politika vendosi të përfshihej. Gjykuam që do të ishte e rrezikshme për protestuesit nëse Teatrit do të ishte prishur në çdo moment të ditës. Ne gjykuam që do të ishte e rrezikshme për artistët, nëse do të prishej në çdo moment tjetër të ditës. Unë kam përjetuar 21 janarin, kur Saliu të vriste ditën. Për të respektuar vendimin e shumicës, zgjodhëm momentin kur mund të respektohej me riskun më të vogël. Kjo është arsyeja që ndërhymë në atë orë dhe më vjen mirë që nuk patëm të lënduar. Demokracia nuk është anonime as unanime, ka emrin e tij që ka votuar për këtë qeveri. Për demokracinë vendos shumica, por për respekt të pakicës u zgjodh ai orar s’mund të mbetemi peng i një grushti gjysmë politik me njerëz. I kam parë këto skena e përjetime disa herë, llumin e mallkimeve disa herë, siç kam parë mallkimet e atyre njerëzve që çojnë fëmijët te lodrat”, tha Veliaj.

Lidhur me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Veliaj ka bërë me dije se do të bëhet me kredi. Ai thotë se Bashkia nuk i ka lekët për të bërë Teatrin por do të marrë kredi nga bankat ndërkombëtare. Për këtë do të ngrihet edhe një grup negociator vetëm për kredinë kurse një tjetër për detajimet e projektit. Disa shembuj Veliaj i tha për mënyrën e financimit nga BIE, BERZH apo nga Banka e Abu Dhabit.

”Më mirë një vendim i vështirë dhe jo popullor tani. Arapachi në Romë u urrye aq shumë por është muzeu më i njohur në Romë. Pati një kryebashkiak kurajoz apo qeveri kurajoze që e bëri, mua dhe Ramës nuk na mungon kurajo ja. Edhe kullën Eiffel e urryen aq shumë por më pas u bë një nga më të vizituarit dhe simbol. Prandaj duhet të shohim sipër ngrehinën. Asnjë trupë e huaj nuk pranonte të hynte aty. Instituti i Ndërtimeve e kishte shpallur të rrezikshme. Nëse do kishte ndodhur aty, ishte kthyer në një minimarket moltosh dhe pijesh. Për të gjithë ata që u lënduan dje skena më ilustruese e mikut tim kuller. Një sekondë mosdakordësi me PD dhe LSI përfundoi në dru. Unë dhe Rama mund të kemi shumë probleme, por nuk ka qeveri e bashki që të ketë investuar kaq shumë në art. Nga Marubi tek muzeu në Korçë apo dhe Vlorë.

Gjithë miqve e mikeshave kuller u them jepini pak kohë, Do të jetë një xhevahir i Tiranës. Ky lëndim do kalojë. Nuk keni për të gjetur miq si Veliaj dhe Rama. Të fillojmë që sot. Le të kthehemi ku kemi qenë, të bashkëpunojmë pasi po i afrohemi fazës finale. Zemra dhe dora ime është e hapur. Kjo është një shtëpi arti bashkëkohor. Po ndërtojmë një ndërtesë 3-herë më të madhe, apo sa 6-fishi nga ajo që ishte në hipotekë”, tha ai.

Me çfarë parash do e ndërtoni?

“Versioni më ideal do ishte me privatin. Arena Kombëtare ishte rasti ideal. Mariott mori kullën, stadiumin shteti. Por tek Teatri nuk u pranua nga artistët. Ne ishim me artistët. Prap nuk i kemi lekët. Do i bëjmë me lekët e bankës. Do marrim nga Banka Europiane e Investimeve, marrim kredi nga Abu Dhabi për lumin e Tiranës, nga BERZH për filtrimin e ujit. Pra qeveria i jep Bashkisë garanci sovrane, ne këtë e marrim nga bankat. Se pastaj thonë se jemi me oligarkët apo e bëjmë me oligarkët. Ne kemi 10-fishuar taksën e ndërtimit. Dhe me këto do lajmë edhe kredinë. Për të gjitha këto, kjo do jetë mënyra e financimit. Në këto 3 muaj do punojmë me dy ekipe, detajimi i projektit dhe negociatorët prë kreditë. Bëmë 12 takime publike, i fundit kur u arrit edhe negocimi më i madh u bë dhe sulmi ndaj meje nga grupseksioni i artdashësve të PD”, tha Veliaj.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!