MENU
klinika

Kujdes!

Kurrë mos i bëni këto gjëra në makinë

04.10.2018 - 10:05

Në vendin tonë janë rritur ndjeshëm gjobat për përdorim alkooli gjatë drejtimit të mjetit, por edhe për shpejtësi, megjithatë janë edhe shumë pakujdesi të tjera, të cilat edhe pse nuk dënohen me gjobë, janë tejet të rrezikshme gjatë drejtimit të automjetit.

Takat gjatë drejtimit të automjetit

Ky është një problem i femrave dhe një pjesë e mirë e tyre drejtojnë makinën me taka. Kjo është e gabuar, pasi takat mund të ngecin në tapetin e makinës dhe të bëhen shkak për aksidente.

Femrat duhet të mbajnë gjithmonë me vete një palë këpucë të sheshta, në mënyrë që të ngasin makinën më lehtë dhe të shmangin ndonjë tragjedi.

Kufjet

Një tjetër ide e keqe dhe e rrezikshme është mbajtja e kufjeve gjatë drejtimit të makinës. Kurrë mos e bëni, pasi nuk dëgjoni lajmërimet e rëndësishme, si dikush që parakalon apo një tjetër që ka ndonjë urgjencë.

Madje ka edhe njerëz të cilën mund t’i zërë gjumi në makinë, teksa dëgjojnë muzikë me kufje, ndaj tregohuni të kujdesshëm.

Përdorimi i telefonit

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të makinës është një probleme tejet serioz. Shumë aksidente shkaktohen si pasojë e telefonit, pasi ai e shpërqendron shoferin.

Sipas studimeve, përdorimi i tepruar i telefonit mund të zvogëlojë rrezen e shikimit të shoferit dhe të ketë një reagim më të ngadaltë në timon.

Kafshët në makinë

Dashuria për kafshët është një tregues se ju keni ndjeshmëri dhe zemër të madhe, mirëpo nuk është makina vendi i duhur për këtë. Është shumë e rrezikshme që të mbani kafshët në makinë, sidomos në prehër.

Edhe pse kafshët mund të ulen në vendin e pasagjerit, ato mund të hidhen gjatë kohës që mjeti është në lëvizje dhe të shpërqendrojnë shoferin. Kjo më pas mund të sjellë ndonjë tragjedi.

Kafshët janë të paparashikueshme dhe nuk është e këshillueshme që t’i marrin ato gjatë drejtimit të makinës, sidomos kur jemi vetëm.

Drejtimi i timonit me gjunjë

Ndonjëherë ju mund të keni diçka në dorë dhe përdorni gjunjët për të mbajtur timonin, Mos e bëni më, pasi kjo është e rrezikshme. Gjunjët nuk mund ta kontrollojnë timonin njësoj si duart.

Gjithmonë përdorni duart dhe tregohuni të kujdesshëm, pasi një gabim i vogël mund të shkaktojë ndonjë tragjedi të rëndë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain