MENU
klinika

Budina: Mos provokoni

Sharje e kapsolla/ Bashës i kërkojnë të largohet nga protesta

18.05.2020 - 17:39

Mbërritja e Bashës në protest ka shkaktuar edhe një incident.

Një grup të rinjsh të veshur kryesisht me të zeza kanë nisur të shajnë kreun demokrat duke I kërkuar të largohet nga protesta. Madje ata nuk kanë kursyer edhe hedhjen e kapsolleve dhe shisheve drejt liderit demokrat.

Një moment që ka shkaktuar incidente mes këtij grupi dhe të rinjve të forumit rinor të PD të cilët shoqëronin Bashën në protesten për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Dy grupet e të rinjve nuk kanë kursyer grushtet dhe shkelmat ndaj njeri-tjetrit. Mes të rinjve dallohej me krah të të dëmtuar edhe kreu i forumit rinos të PD, Belind Këllici I cili u përpoq të zbusë gjakrat.

Nga ana tjetër, aktorët bëjnë thirrje për qetësi.

Regjisori Budina, teksa mbante fjalim përpara protestuesve, një shashkë shpërtheu mes tyre. Ai i ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë provokimet.

“Mbani qetësi, se jemi për të treguar vlerat tona. Nuk jemi këtu kundër policisë, dhe për të dhunë, ndaloni provokimet urgjent. Nuk kemi interes policisë, por zgjimi i vlerave të qytetarisë, që ju të çlironi energjitë pozitive”, tha Budina.