MENU
klinika

Bundesliga, java 26

Leverkusen afrohet me Champions, fundoset Bremen

18.05.2020 - 21:30

Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës 26 të Bundesligës, ku mes Werder Bremen dhe Bayer Leverkusen pati plot 5 gola, me miqtë që fituan 1-4. Një sukses që afron Leverkusen me zonën Champions, ndërsa Bremen zhytet në fund.

Bayer Leverkusen kaloi në avantazh me Kai Havertz, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27′. Havertz shënoi me një goditje të saktë me kokë duke mposhtur portierin vendas në një stadium të zbrazur.

Vendasit reaguan shumë shpejt me anë të Gebre Selassie. Ky i fundit barazoi në minutën e 30′, ndërsa nuk ka zgjatur shumë festa e vendasve, pasi magjiku Havertz ka shënuar dhe golin e radhës për 1-2. Me kaq përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën, miqtë shënuan edhe dy gola të tjerë. Weiser në 61’ dhe Demirbay në 78’ thelluan avntazhin dhe e bënë fitoren të sigurtë. Milot Rashica luajti për 85 minuta, por pa lënë gjurmë në këtë humbje të skuadrës së tij.