MENU
klinika

Tomini tregon se çfarë pritet të ndodhë

A do të ndikojnë protestat në shtimet e rasteve me Covid-19?

19.05.2020 - 11:03

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi se “çdo element që prish ruajtjen e frenimit të virusit, ka ndikim në rritjen e rasteve”, duke iu referuar protestave të dy ditëve të fundit.

“Jo vetëm protesta, por edhe mosmarrja e masave të higjienës personale dhe mosrespektimi i distancimit social, bën që personat asimptomatikë të kthehen në burim infeksioni te popullata e gjerë”, theksoi Tomini.

“Do të sjellë rritje të rasteve, por duke parë kushtet ku ndodhemi, që vatrat janë zbehur, na favorizojnë. Por, vigjilenca nuk duhet ulur”, shtoi Tomini.

Kur u pyet mbi zërat që thonë se shtimi apo pakësimi i rasteve diktohet nga ngjarjet politike, Tomini theksoi: “Shëndëti i popullatës është shumë i rëndësishëm. Janë një sërë strukturash që çojnë në një shifër që transmetohet në fund për publikun, nuk është një institucion i vetëm. Për ne vlen në radhë të parë shëndeti i popullatës, vlerat dhe shifrat nuk kanë vlerë para shëndetit. Kemi përgjegjësi dhe korrektësi maksimale”.

Në lidhje me hapjen totale të shoqërisë, Tomini u shpreh se ajo do të bëhet “në momentin e zbehjes totale të të gjitha vatrave aktive”.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!