MENU
klinika

Nxitje bujqësisë

Fier/ Rehabilitohet sistemi i ujitjes

19.05.2020 - 12:32

Bashkia e Fierit po vijon me intensitet ndërhyrjet për rehabilitimin e kanaleve kulluese, duke garantuar kështu mbrojtjen e tokave bujqësore.

Aktualisht, po ndërhyhet në një nga objektet e shumta të skemës së kullimit dhe ujitjes në fshatin Qarr, ku ka nisur prej ditësh rehabilitimi i plotë i gjithë sistemit të ujitjes.

Ky objekt është vetëm 1.7 km dhe do të garantojë kullimin e mbi 10 ha sipërfaqe tokë bujqësore, pa llogaritur kilometra të tërë të rehabilituar deri më sot në sistemin e gjithë bashkisë Fier.

Sipas kryetarit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi këto investime synojnë të garantojnë një sistem efikas kullimi e ujitje.

“Në Qarr duke vijuar punën për rehabilitimin e sistemit ujitës. Dje dhjetëra hektarë toka djerr, sot shumë pranë riaktivizimit të plotë të tyre”, tha Subashi.

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall