19.05.2020 - 17:45
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Genta Tafa Bungo.
Kim thotë se ka falenderuar Bungon për guximin dhe këmbënguljen e saj.
“Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për të shprehur falenderimet për guximin dhe këmbënguljen e saj. Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!” shkruan Kim në Twitter.