MENU
klinika

“Covid-19 do të jetë kërcënim i vazhdueshëm deri sa…”

Zyrtari i OBSH: Kush është çelësi për koronavirusin

19.05.2020 - 21:17

I dërguari i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) për COVID-19 tha të martën se koronavirusi do të jetë “një kërcënim i vazhdueshëm” derisa të gjendet një vaksinë ose një trajtim i besueshëm.

Në një intervistë me transmetuesin britanik Sky News, Dr. David Nabarro tha se kjo do të thotë se botës do t’i duhet të mësojë se si të jetojë me të. Koronavirusi shkakton sëmundjen COVID-19.

Nabarro tha se ndërsa bota është e përqendruar në një vaksinë, dhe ka shenja premtuese, OBSH beson se një vaksinë do të jetë e disponueshme pas “një minimumi prej një viti e gjysmë, deri në dy vite e gjysëm“. Ai tha se rregulloret e distancimit fizik dhe masat mbrojtëse do të duhet të ndiqen për një kohë shumë të gjatë.

Zoti Nabarro tha se kjo nuk do të thotë se jeta duhet të ndalet. Ai vuri në dukje vendet që po mbajnë masa mbrojtëse ndërsa njerëzit shkojnë në punët e tyre, si Singaporin, Gjermaninë, Korenë e Jugut dhe disa vende në zhvillim. Ai tha se ekzistojnë edhe viruse të tjera që janë kërcënime të vazhdueshme, duke shtuar se HIV, virusi që shkakton SIDA-n, i ka detyruar njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre.Z

Zoti Nabarro tha se çelësi për t’u marrë me koronavirusin do të ishte zvogëlimi i rasteve të infeksioneve me anë të testeve, gjurmimit dhe procedurave të kontaktit. Zoti Nabarro tha, “Duhet perceptuar drejt shëndeti publik, që do të thotë të jesh në gjendje të mbroshesh kundër këtij virusi duke qenë në gjendje të gjesh shpejt njerëzit me sëmundjen, duke përdorur teste, dhe pastaj t’i izolosh ata dhe vetëm më pas ekonomia do të jetë në gjendje të vazhdojë“./VOA

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!